E Diel, 1 Nëntor 2026

“Miqtë e Sirisë” mblidhen në Paris, Klinton kërkon rezolutë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i kërkoi sot OKB-së një rezolutë mbi tranzicionin në Siri, i shoqëruar nga kërcënimet e sanksioneve.

"Është krejtësisht e nevojshme t'i rikthehemi Këshillit të Sigurimit dhe t'i kërkojmë një zbatim të planit të Gjenevës, ku Rusia dhe Kina ranë dakord: ata pranuan një tranzicion politik, duhet kërkuar një rezolutë, që përcakton pasojat në rast mospajtimi të planit ku përfshihet dhe kapitulli shtatë, që përfshin gjithashtu përdorimin e sanksioneve", deklaroi Klinton.
     
Në të njëjtën kohë ajo akuzoi Pekinin dhe Moskën për bllokimin e progreseve duke theksuar se rruga drejt rënies së regjimit të presidentit Assad ishte e pashmangshme./Start/

                                                                                             2012-07-06 17:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›