E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i femijeve ne Kine

Policia kineze ka shkatërruar dy banda që trafikonin fëmijë. Autoritetet kanë arrestuar 802 të dyshuar në të gjithë vendin. Lajmin e ka bere me dije  Ministria  kineze e mbrojtjes . 181 fëmijë  të cilët ishin rrëmbyer për tu shitur më pas për adoptim, apo si shërbyes shtëpie, jane liruar . 
Trafiku i minorenëve shpesh vetëm pak muajsh është kthyer në një problem serioz në Kinë, i nxitur, sipas më kritikëve dhe nga politika shtetërore që u kërkon familjeve të kenë vetëm një fëmijë si dhe nga ligjet fleksibël të birësimit. Preferenca tradicionale për trashëgimtarë meshkuj ka krijuar një treg të lulëzuar për foshnjat meshkuj,  ndërsa vajzat shpesh janë rrëmbyer për të qenë punëtore apo për t'iu nënshtruar martesave të detyruara. 
Liria më e madhe e lëvizjes, si rezultat i reformave ekonomike të Kinës mendohet të ketë bërë edhe më të lehtë për bandat e trafikimit për të vepruar. Në operacion të fundit, fëmijët janë shpëtuar nga trafikantët në 15 rajone dhe krahina,  ku përfshihen Hebei, Shandong, Henan, Sichuan, Yunnan. Hetimet sipas autoriteteve kanë filluar në dhjetor të vitit 2011, kur katër të dyshuar u kapën në provincën Henan, duke u përpjekur të shisnin katër foshnja.
Ministria lëshoi një raport në mars të vitit 2011, ku thuhej se policia ka shpëtuar dhjetëra e mijëra fëmijë dhe gra të rrëmbyera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›