Inagurohet ndertesa me e larte ne Europe

Është inaguruar në Londër ndërtesa më e lartë në Europë. Ajo ka 72 kate të cilat mund të përdoren për aktivitete të ndryshme dhe është dizenjuar nga arkitekti italian, Renzo Piano. Në të ndodhet gjithashtu një hotel lukzos, restorante si dhe apartamente të shtrenjta.
Ndërsa, pjesa e shtizës sipër ndërtesës rrit lartësinë e saj me 15 kate të tjera, gjashtë prej të cilave janë të përshtatshme për përdorim.
Ndertesa eshte e lartë 309.6 metra, dhe në ceremoninë e inagurimit morën pjesë kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Hamad Al Thani dhe princi Andrew. Mjediset e ndërtesës me formën e stërzgjatur të një piramide do të duhet të jepen me qira në një kohë që këto të fundit ndodhen në nivelin e tyre më të ulët, në të paktën 50 vitet e fundit.