Samiti Miqte e Sirise kunder rregjimit ne vend
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, kanë kërkuar sanksione më të ashpra kundër regjimit të Sirisë dhe e kanë kritikuar Rusinë dhe Kinën, për pengimin e përpjekjeve për ta përfunduar konfliktin në Siri. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, kërkoi, në mbledhjen Miqtë e Sirisë, një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për tranzicion politik në Siri, të mbështetur nga sanksionet kundër presidentit, Bashar al-Asad, dhe qarkut të tij të brendshëm.
Ajo gjithashtu theksoi se Rusia dhe Kina duhet të “paguajnë çmim” për bllokimin e aksioneve kundër Asadit. Në konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e më shume se 100 vendeve dhe disa personalitete opozitare të Sirisë. Rusia dhe Kina e kanë bojkotuar këtë takim.