“Mitsubishi” shet për 1 euro fabrikën e tij në Holandë

Në deklaratën e dhënë për radion “BNR” nga Zv/Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë të Holandës, Maxime Verhagen, bëhet e ditur se “Mitsubishi” është i gatshëm të shesë me një çmim simbolik prej 1 euroje fabrikën e makinave me kushtin e moslëvizjes së personelit.
Ndërsa në deklaratën e dhënë ditën e hënë nga gjiganti japonez “Mitsubishi” bëhet e ditur se ai ka vendosur të mbyllë fabrikën “NedCar” në Holandë dhe të ndalojë të gjithë prodhimin në Evropë. “Mitsubishi” planifikon ta realizojë këtë vendim brenda këtij viti.
1 500 punonjësit e fabrikës “NedCa” të zhgënjyer nga vendimi i marrë nga “Mitsubishi” vendosën të hynë në grevë të premten për plotësimin e kërkesave të tyre.
Sindikatat dhe partitë opozitare e shohin si një fatkeqësi për zonën Limburg mbylljen e fabrikës më të madhe të makinave të vend dhe kërkojnë nga qeveria një analize serioze të situatës. /Start/A. K/
2012-02-09 09:27