Shohin porno në Parlament, dorëhiqen tre ministrat në Indi

Ministrat e Indisë, Lakshman Savadi dhe CC Patil kanë dhënë dorëheqje një ditë pas skandalit në Parlamentin e shtetit indian Karnataka. Ata u kapën duke shikuar film porno në telefonin e njërit prejt tyre. Krahas tyre edhe Krishna Palemar ka dhënë dorëheqje pasi materiali i ishte dërguar në telefon.
Ministrat e Bharatiya Janata Party (BPJ) aktin e shikimit të materialit pornografik e bënë për disa minuta, derisa ata u xhiruan nga disa kamera të një televizioni lokal.
Ky akt ka nxitur reagimin e qytetarëve të cilët janë mbledhur duke protestuar. Imazhi i partisë ka rënë menjëherë, ndërsa dy protagonistët janë larguar nga pozitat e tyre.