E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, 11 akse të pakalueshme

 Policia e Shtetit, bëri të ditura mëngjesin e sotëm të dhënat më të fundit nga situata në terren. Në të paktën në 11 akse në veri të vendit, qarkullimi është ende i pamundur, ndërsa në shumë rrugë të tjera qarkullohet me shumë vështirësi.

Sipas të dhënave, të pakalueshme janë akset Bajram Curri – Valbonë, Krumë – B. Curri, Shëmri – Qafë Shllak dhe Topojan-Shishtavec, në Qarkun e Kukësit.

Akset problematike

Në qarkun Kukës:
1.      aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi B.Curri – Qafë Morinë i  kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
7.      aksi Krumë – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Kukës – Topojan,  i kalueshëm me zinxhirë,
9.      aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

 Në qarkun Dibër:  
1.      aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.      aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6.      aksi Peshkopi – Muhurr – Aras,  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.      aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
8.      aksi Steblevë – Librazhd,  i pakalueshëm,
9.      aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta se dje  reshjet e  dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.      aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa probleme,
2.      aksi  rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm  me zinxhirë, pasi ka ngrica,
3.      aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
5.      aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6.      aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,
7.      akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9.      akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10.  aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
11.  aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk  bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët po punojnë për pastrimin e tyre.
 
Në qarkun Lezhë:
2.      aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës,  i kalueshëm me zinxhirë,
2.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.

Në qarkun Elbasan:
1.      aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar. Po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
 
Në qarkun Korçë:
1.      aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,
2.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i  kalueshëm me zinxhirë,

Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe  po  fryn një erë e fortë, por  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
 
Në qarkun Gjirokastër:
1.      aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
 
 /Start/

                                                                                             2012-02-09 09:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›