“Mlladiç”, mbi 100 protestues të arrestuar dhe 30 të plagosur

Familja thotë se 69-vjeçari Mlladiç është shumë i sëmurë që të përballet me një proces gjyqësor, që përfshin edhe akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Të dielën, siç raporton REL, më shumë se 100 persona janë arrestuar, ndërsa 30 persona janë lënduar në dhunën që shpërtheu në Beograd gjatë protestës ku bëhej thirrje për lirimin e tij.
Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar të dielën në mbrëmje, protestë kjo e organizuar nga Partia Radikale Serbe. Demonstrata ishte parashikuar si paqësore, por më pas disa protestues gjuajtën me gurë dhe u përleshën me policët që ishin prezentë.
Ratko Mlladiç akuzohet se ka udhëhequr operacionin që çoi deri te masakra e Sebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera gjatë luftës së Bosnjës, zhvilluar prej vitit 1992 – 1995. /Start/
2011-05-30 08:57