Mlladic, policia në gadishmëri për protestën e ultranacioanlistëve serb
BEOGRAD- Policia serbe rrit masat e sigurisë në prag të një tubimi të paralajmëruar nga ultranacionalistët të zemëruar për arrestimin e ish gjeneralit serb të Bosnjes Ratko Mlladiç. Protesta është paralajmëruar të zhvillohet sot në mbrëmje në kryeqytetin serb. Partia radikale serbe ka thënë se protesta e sotme do të jetë e qetë, por një protestë e ngjashme e zhvilluar 3 vite më parë kur u arrestua Radovan Karaxhic u përshkallëzua në akte dhune.
Vetë ish gjenerali serb u ka bërë thirrje mbështetësve të tij për qetësi dhe të mos krijojnë incidente në rrugë, duke nënvizuar se nuk do gjak e përleshje në shesh.
Mlladic, i cili do të esktradohet në Hagë për tu përballur me akuzën e gjenocidit dhe krimeve të luftës gjatë luftës në Bosnje, konsiderohet nga disa serbë si hero i kombit.
Ndërkohë që një shoqatë e ish-ushtarëve serbë të Bosnjes ka bërë thirrje për një protestë tjetër, kundër arrestimit të gjeneralit Mlladiç në fshatin e Kalinovik, ku ai ka lindur. Protesta është paralajmëruar për tu nisur sot në mesditë.
Policia deklaron se nuk do të përdorë forcën kundër protestuesve “Po marrim masa për të ruajtur qetësinë që protesta të mos përshkallëzohet në akte dhune” ka thënë ministri i Rendit Ivica Dacic, citon BBC. Sipas tij “Policia nuk do të përdorë forcën e para, vetëm nëse ekziston shkelje drastike të rendit dhe qetësisë publike”. Ndërkohë që janë rritur masat e sigurisë pranë ndërtesave shtetërore dhe ambasadave të huaja në Beograd.
Nga ana e saj deputetja e Partisë Radikale serbe Vjerica Radeta u shpreh për një televizion vendas se “nuk priteshin trazira gjatë protestës.” Mlladic u arrestua të enjten në fshatin Lazarevo, rreth 80 km në veri të Beogradit.
(s.gera/balkanWeb)