“Nëntë kutitë e Fierit”, debate të ashpra në KQZ
Nënkryetarja e këtij komisioni, Dëshira Subashi ka kërkuar nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani, rinumërimin e këtyre kutive duke e cilësuar këtë rast të ngjashëm me atë të Fushëkuqes në Qarkun e Lezhës.
“Kjo është një vendimmarrje politike nga KZAZ e Fierit”, deklaroi Subashi duke kundërshtuar vendimin për mos numërimin e këtyre kutive.
Nga ana tjetër, kreu i KQZ-së, Arben Ristani kërkoi miratimin e tabelave përmbyllëse, dhe nëse do të kishte ankimim nga secilado parti do të procedohej me rinumërim.
“Kutitë e Fierit nuk kanë asnjë ngjashmëri me ato të Fushëkuqes. Prandaj le ti rihapim këto kuti nëse do të ketë ankimime nga forcat politike”, theksoi Ristani.