E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: G8 gaboi, ekonomia globale në krizë

Letra, që mban datën 1 korrik dhe që u është shpërndarë të gjithë liderëve të G8-s, thekson se ndërhyrjet e bankave qendrore dhe qeverive duket se kanë arritur "të ndalojnë rënien e mëtejshme të ekonomisë" përmes stabilizimit të tregjeve financiare dhe rritjes së kërkesës.

"Megjithatë, 2099 mbetet një vit i rrezikshëm. Arritjet e fundit mund të përmbysen lehtësisht dhe rimëkëmbja në vitin 2010 është larg të qenit e sigurtë", shkruante Zoellick.

"Jam në dijeni se disa vende të zhvilluara po analizojnë një politikë që mbështetet në idenë se rimëkëmbja ekonomike tashmë ka filluar. Por për botën në zhvillim është ende shumë shpejt për të menduar për masa të tilla", paralajmëroi kreu i Bankës Botërore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›