“Na ishte dikur Milani”, Del Nido: Ata nuk kanë më para
Sot është krizë globale ekonomike e bilancet e Milanit nuk janë ndër më të mirat, kjo e detyroi ekipin të shiste yllin e tij Kaka dhe duket se kambanat po bien edhe për Andrea Pirlon.
Por ajo që po i trondit tifozët e Milanit janë blerjet në merkaton e fubollistave dhe pikërisht për këtë arsye numri i abonimeve në San Siro ka rënë disafish. Si për të ilustruar këtë mjafton deklarata e presidentit të Seviljes Del Nido.
Dihet që Milani po tenton të blejë sulmuesin e ekipit spanjoll, Luis Fabiano. Porse për këtë tratativë nuk shprehet fort optimist vetë Del Nido.
“Milani nuk ka para për të transferuar Luis Fabianon. Ne kemi refuzuar ofertën e tyre sepse me aq para ata mund të blejnë vetëm futbollistët që i kemi rezervë”, u shpreh ai.