E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez: Ferguson fajtori i largimit tim nga Junaited

Sulmuesi argjentinas e cilëson Fergusonin si shkaktarin kryesor për largimin e tij nga kampionët e Anglisë. “Është faji i Fergusonit që nuk qëndrova te Mançester Junaited. Gjatë dy viteve që bashkëpunova me të nuk më telefonoi asnjëherë, dhe nuk më ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm”, deklaron i zhgënjyer Karlos Tevez.

Argjentinasi deklaron se komunikimi i vetëm ndërmjet tyre ishte pas finales së Ligës së Kampioneve në Romë, kur tekniku e njoftoi për grumbullimin në kombëtare e Argjentines.

“Ferguson nuk më foli asnjëherë për mundësinë e rinovimit të kontratës, ose për shanset që mund ntë qëndroja te Mançesteri. Unë u detyrova të bëja zgjedhjen time, dhe për këtë duhet të më kuptojnë edhe tifozët e ekipit”, thekson Tevez.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›