Vizat, Petersen: BE-ja të trajtonte njëlloj Ballkanin
Ai tha se përparimi dhe stabiliteti ndikojnë tek njëri-tjetri. Jessen-Petersen tha se përjashtimi i disa vendeve të rajonit nga procesi i liberalizimit të vizave, nuk nënkupton izolim të tyre, por është kërkesë e Brukselit për një përparim më të madh që duhet të bëjnë drejt integrimeve evropiane edhe Kosova, Shqipëria dhe Bosnja.
Qëndrimi i Jessen-Petersenit pason vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ish-shefi i UNMIK-ut tha se Prishtina zyrtare ka marrë mesazhet e qarta se një nga fushat kyçe drejt integrimeve evropiane është rendi dhe ligji dhe ndërlidhur me këtë, tha Jessen-Petersen, është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai tha se porosia për Beogradin zyrtar është që të bashkëpunojë më ngusht me misionin e EULEX-it.