E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te thajme mocalin e kafte Bundestagu denon ekstremizmin e djathte

Ne nje deklarate te perbashket te te gjitha partive te miratuar te marten thuhet se eshte e turpshme qe pas krimeve te pashoqe te regjimit nacionalist ideologjia ekstremiste e djathte le gjurme te pergjakshme te vrasjeve te paperfytyrueshme. Ne emer te te gjithe deputeteve gjermane kryetari i parlamentit Norbert Lammert te henen shprehu dhimbjen shokun dhe tronditjen per serine e vrasjeve te neonazisteve ne Gjermani. Ne ndjehemi me turp qe autoritetet e sigurise te landeve dhe federates per vite te tera nuk munden as ti zbulonin ne kohen e duhur krimet e planifikuara dhe as ti pengonin ato tha Lammert.

Qender e re mbrojteje kunder ekstremizmit te djathte

Para fillimit te debatit ne parlamentin gjerman te pese fraksionet e partive parlamentare rane dakord per nje deklarate te perbashket ku permenden emrat e dhjete viktimave neonaziste si dhe shprehet dhimbja per keto krime. Ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich nga partia konservatore CSU tha se vrasjet nuk jane vetem sulme ndaj individeve te vecante por edhe ndaj gjithe shoqerise sone rendit tone te lire dhe demokracise. Ajo qe mbetet te behet eshte premtimi per te gjetur dhe ndeshkuar fajtoret e ndihmesit e tyre dhe per ta thare kete mocal ushqyes te skenes se kafte qe eshte baza e ketyre akteve theksoi ai.

Ne kemi krijuar nje qender mbrojtjeje kunder terrorizmit islamist ku te gjitha autoritetet e federates dhe landeve bashkepunojne me njeri-tjetrin. Duam qe te krijojme po keshtu nje qender mbrojtjeje edhe kunder ekstremizmit te djathte.

Kjo qender me ndihmen e nje banke te dhenash te perbashket do mbledhe te dhena per te gjithe skenen e djathte ekstremiste. Deri me tani ka qene kompetence e autoritetit te landit per mbrojtjen e kushtetutes se cilat informacione dorezoheshin tek zyra federale per mbrojtjen e kushtetutes.

Ish-ministri i Jashtem paralajmeron per irritime jashte vendit

Ish-ministri i Jashtem gjerman dhe kryetari i fraksionit te socialdemokrateve ne opozite Frank Walter Steinmeier paralajmeroi per irritimet qe mund te shkaktohen tek miqte tane jashte vendit po qe se nuk diskutohet ne Gjermani per ndalimin e partise ekstremiste te djathte NPD. Ndarja - nga njera ane parti e pranueshme NPD dhe nga ana tjeter ekstremizem i djathte i gatshem per dhune ka qene dhe eshte nje iluzion.

Nje perpjekje per ta ndaluar kete parti me kerkese te Bundestagut deshtoi para Gjykates Kushtetuese ne vitin 2003. Per gjykatesit asokohe nuk ishte plotesisht e bazuar akuza per shkelje te kushtetutes nga ana e partise ekstremiste te djathte dhe se provat e sjella ishin nderfutur me qellim nga informante te mbrojtjes kushtetuese ne kete parti.

Informantet ndoshta nuk terhiqen nga NPD

Per te rritur shanset per nje procedure te dyte per ndalimin e kesaj partie nje sere politikanesh gjermane dhe perfaqesues nga shoqeria civile kane kerkuar terheqjen e informanteve nga partia ekstremiste e djathte NPD. Por ministri i Brendshem gjerman Friedrich megjithate mendon te mbeshtetet tek keta persona. Ata jane sipas tij nje sistem i hershem paralajmerues me ndihmen e te cileve jane ndaluar me shume se 30 organizata ekstremiste te djathta qe nga fillimi i viteve 90-te.

Nderkohe kryetari i fraksionit te konservatoreve ne parlamentin gjerman Volker Kauder beri te ditur se do te revizionohet vendimi per shkurtimin e projekteve qe luftojne ekstremizmin e djathte. Nga ana tjeter viktimat dhe te afermit e viktimave te vrasjeve neonaziste dhe sulmeve te tyre do te demshperblehen.

Autor Marcel Frstenau/Lindita Arapi

RedaktoiEsat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›