Revolucioni vazhdon - Ne Egjipt ende demonstrohet

Demonstruesit ishin grumbulluar ne sheshin Tahrir ne ate menyre qe televizioni arab i cili ka instaluar kamerat e tij ne shtepite perreth te perhapte thirrjet e tij ne menyre te garantuar
Thaera therrasin demonstruesit qe do te thote Revolucion. Ka gjasa qe shume njerez kete te marte 22.11 pasdite do te qendrojne ne sheshin Tahrir per ti dhene force kerkesave te demonstruesve per ti dhene force mases Populli deshiron terheqjen e Keshillit te larte te ushtrise skandojne parrulla demonstruesit.
Protesta te reja masive kunder pushtetit te ushtrise
Bildunterschrift Edhe pas doreheqjes se qeverise perkohshme ne Egjipt demonstrohet
Ata protestojne kunder gjeneraleve te cilet deshmojne se vazhdojne politiken e presidentit te rrezuar Hosni Mubarak dhe me te njejta mjete si diktatori.
Por njerezit jo vetem kerkojne ata edhe diskutojne. Gjithnje e me teper formohen grupe te vogla ne te cilat trajtohen tema te rendesishme. Tema kryesore sot eshte Njoftimi i qeverise se perkohshme Nisur nga pergjegjesia e saj politike qeveria egjiptiane shpreh keqardhjen per kete ngjarje te dhimbshme dite me pare. Dhe per kete arsye edhe ne kemi kerkuar doreheqjen tone nga Keshilli i Larte Ushtarak. Por duke pasur parasysh situaten e veshtire te vendit qeveria do te plotesoje edhe me tej detyrat e saj deri kur Keshilli Ushtarak te vendose per doreheqjen tone. Qeveria i lutet qytetareve qe te qendrojne te qete derisa vendi te jete stabilizuar perseri. Ne duam te parapergatitemi per fazen e pare te demokracise dhe te mbajme ne menyre korrekte zgjedhjet parlamentare.
Gjates dites se sotme perfaqesuesit e larte politike do te takohen se bashku me Keshilin e Larte Ushtarak. Gjeneralet do te konsultohen me gjasa per te formuar nje qeveri te re te perkohshme.
Zgjedhjet parlamentare qe jane parashikuar te fillojne te henen e ardhshme 28.11 jane po ashtu teme diskutimi ne Tahrir A eshte dikush ne gjendje te mbledhe te gjithe demonstruesit ne sheshin Tahrir ne vend qe te kemi 50 mendime te ndryshme
Ne jemi te lidhur dhe jo me mendime te ndara Kush e thote kete
Vellezerit muslimane nuk jane solidare me opoziten
Bildunterschrift Demonstrate e vellezerve muslimane ne sheshinTahri ne Kairo
Pra opozita nuk eshte aq unike Vellezerit myslimane per shembull duan nje terheqje te Keshillit te Larte Ushtarak por ata jane edhe per afatin e planifikuar per zgjedhjet paralmentare qe do te zhvillohen te henen e ardhshme. Sa me shpejt te zhvillohen zgjedhjet aq me i mire do te jete rezultati i tyre keshtu supozojne vellezerit myslimane. Prandaj perfaqesuesit e tyre e kane denuar demonstraten ne sheshin Tahrir si kriminale.
Levizja demokratike ku bejne pjese shumica e demonstruesve ne sheshin Tahrir kerkon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare argumenti i saj eshte Keshilli i Larte Ushtarak Nen nje diktature ushtarake askush nuk eshte i lire dhe per kete arsye nuk mund te kete zgjedhje te lira nen pushtetin e tyre. Per kete arsye duhet qe Keshilli i Larte Ushtarak fillimisht tia kaloje pushtetin nje Keshilli presidencial civil. Vetem atehere eshte e hapur rruga per zgjedhje te lira thone protestuesit dhe vetem atehere revolucioni qe nisi ne janar ka perfunduar.
Autor Bjern Blaschke/Mimoza Kelmendi
Redaktoi Angjelina Verbica