E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Buxheti 2012, i varfër

Opozita e kundërshtoi këtë buxhet, duke e konsideruar të varfër dhe qesharak.

Sipas deputetes Mimi Kodheli, buxheti për disa kategori është shumë i ulët, duke përmendur këtu fondet për ish-të përndjekurit politik. Deputetja Kodheli ka deklaruar se me buxhetet e lëna në dispozicion ministrat nuk janë në gjendje të përmbushin objektivat.

“Jemi kundër këtij buxheti dhe rishpërndarjes së fondeve”, deklaroi Kodheli, duke shtuar se në buxhetin e vitit të ardhshëm, fondet janë të vogla për institucionet e pavarura, si Prokuroria, Kontrolli i Lartë i Shtetit, etj. Deputetët demokratë, thanë në komision se opozita nuk jep asnjë ide apo propozim konkret. /Start/

                                                                                             2011-11-23 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›