“Old Traford” në shitje?
Familja Glazers, që ka në pronësi klubin anglez, po shqyrton një ide të pamenduar më parë, të shesin stadiumin legjendar. Kjo lëvizje vjen si pasojë e nevojës për të përmirësuar bilancet, pasi klubi është zhytur në borxhe.Nga ky lajm së pari do të shqetësohen tifozët e skuadrës, megjithëse që kur pronarët amerikanë morrën në pronësi klubin në vitin 2005, u dyshua se një ditë ata mund të nxirrnin në shitje “Teatrin e ëndrrave”, ose të paktën t’i ndryshonin emrin.