E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Regjistrim i popullsisë mbi baza fetare dhe etnike

Tashmë, me këtë vendim, Shqipëria do të rregjistrojë popullsinë e saj mbi baza etnike dhe fetare. Në përmbërje të komisionit në fjalë do të jenë 12 ministria.Ministri Pollo ka theksuar se ky regjistrim do të përfundojë më 2011, pra pas më shumë se një viti. Me këtë vendim, në Shqipëri do të regjistrohet për herë të parë popullsia mbi baza fetare dhe entike, për të cilat është abuzuar jo pak gjatë dekadave të fundit, si për minoritetin ashtu për përkatësinë fetare. “Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, u shpreh Pollo. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është kundërshtuar nga politikanë dhe akademikë, , pasi i druhen faktit se shumë shqiptarë mund të braktisin kombësinë, pasi marrin pension nga qeveria greke. Greqia pretendon se në jug të Shqipërisë jetojnë rreth 150 mijë minoritarë grekë, ndërkohë që autoritetet shqiptare thonë se ky numër është rreth 30 mijë persona. Me këtë regjistrim, nëse nuk abuzohet, do të dihet përfundimisht përqindja e përkatësisë fetare dhe etnike e popullsisë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›