Reformat, Nano-partive politike: Interesat kombëtare mbi të gjitha!

“Inkurajojmë udhëheqësit politike te majta e te djathta në Shqipëri që të gjejnë mendjehaptesinë dhe urtësinë për të vendosur interesat kombëtare si parësore duke zgjeruar aftësitë, hapësirat dhe vullnetin për mirëbesim, bashkëpunim e bashkërendim ne funksion te një marrëveshjeje e strategjie te madhe kombëtare për njehsimin e te gjitha energjive te shoqërisë sonë për plotësimin e 12 kritereve te vendosura nga BE, për realizmin e reformave parlamentare dhe zgjedhore, heqjen e imuniteteve, duke merituar kështu marrjen e Statusit Kandidat ne BE ne vjeshtën e këtij viti. Nuk duhet humbur asnjë ditë, asnjë orë. ”,- thuhet në njoftimin për shtyp të lëvizjes, e cila ripërsërit ftesën për realizimin e reformave.
“Kryeministri Berisha kërcënon zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkon shqiptarët me dështimin e radhës me mosmarrjen e statusit kandidat. Ftesa i drejtohet më së shumti opozitës për tu bashkuar me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 2013.”
“Avokatia që Sali Berisha i bën Arben Ristanit është provokative dhe e patolerueshme dhe një atentat i rëndë që i bëhet nevojës për mirëbesim dhe mundësive për bashkëpunim me Opozitën shqiptare”- thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Lëvizjes Nano, e cila përshëndet gjithashtu dhe Kosovën për fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë./Start/
2012-07-04 08:50