“Outlook SMS” dhe “Eagle Eye”, risitë e Eagle Mobile
Bizneset dhe institucionet publike që përdorin gjerësisht kompjuterat, adresat elektronike dhe internetin, tashmë do të kenë mundësi që të dërgojnë SMS nga adresat e tyre personale të “Outlook-ut”, të njoftohen për mail-et e tyre me SMS, si dhe të krijojnë njoftimet e tyre në kompjuterin personal dhe ta kenë atë në celular kudo dhe kurdo. Në këtë mënyrë, Eagle Mobile ka përmbushur edhe një premtim të tijin, ku thotë se kompania synon që telefonin celular ta “shndërrojë” në zyrën portative të gjithkujt kudo që ndodhet, pa ndjerë nevojën e kompjuterit personal me vete.
Përdorimi i shërbimin “Outlook SMS” është mjaft praktik dhe i dobishëm. Abonentët Eagle mund të dërgojnë një SMS me përmbajtjen “Outlook” tek 1511, dhe duhet të ruajnë fjalëkalimin për të përdorur shërbimin në Outlook. Pasi të hapin Outlook 2007 që duhet te jetë me versionin më të fundit, duhet të kopjohet linku i mëposhtëm https://oms.eaglezone.al/oms_server.php/oms/?wsdl.
Një SMS e dërguar nga Outlook brenda Eagle do të kushtojë vetëm 6 Lekë ndërsa kundrejt operatorëve të tjerë është i njëjtë me atë të SMS-ve nga celulari. Këtu mund të krijohen njoftime me anë të Outlook SMS, në bazë të parametrave të vendosur në Outlook. Nëse eprori juaj dërgon një email, do të lajmëroheni menjëherë nga një njoftim me SMS në telefonin tuaj, siç e keni përcaktuar në Outlook. Ju gjithashtu, mund të merrni edhe agjendën tuaj të ditës tjetër me anë të Outlook SMS në një orë të caktuar të ditës.
Një tjetër risi e Eagle Mobile në tregun Shqiptar është shërbimi “Eagle Eye”. Ky sistem i shpejtë dhe i fuqishëm mundëson lokalizimin e automjeteve ne kohe reale, nga kompjuteri i punës apo shtëpisë ose ai portabël. Të gjitha makinat shfaqen në hartën dixhitale të Shqipërisë të pasuruar me pika të shumta interesi.
Të gjitha kompanitë apo bizneset mund të mësojnë vendndodhjen e automjeteve të tyre, shpejtësinë si dhe konsumin e karburantit dhe vlerën financiare të tyre. Ky shërbim i përdorur kryesisht nga kompanitë e mesme dhe të mëdha, mundësohet nga kompania Eagle Mobile me çmime mjaft të përballueshme. Pas instalimit të aparaturës elektronike të ndjekjes së automjeteve, çdo kompani do të mund të ketë të drejtë hyrjeje në hartën dixhitale me anë të linkut http://www.eagleeye.al, ku do të shfaqen vendndodhjet e makinave si dhe të marrin të gjitha raportet rreth vendndodhjes së tyre, shpejtësisë dhe konsumit të karburantit.
“Eagle Eye” mund të përdoret në të gjithë territorin e Shqipërisë ku nën teknologjinë më të fundit EDGE. Së shpejti lokalizimi me SMS do të jetë i prekshëm edhe jashtë territorit shqiptar. Të gjithë abonentët mund të mësojnë vendndodhjen e automjeteve duke dërguar një SMS drejt numrit të vendosur në dispozicion të këtij shërbimi.
Veç kësaj, Eagle Mobile vazhdon tashmë prezantohet me një faqe krejtësisht të re interneti, ku të gjithë mund të informohen për shërbimet më të fundit, risitë që Eagle ka sjellë për herë të parë në Shqipëri, ofertat më të fundit dhe më të favorshme të saj të mundësuara për të gjithë shqiptarët, si dhe aktivitetet sociale dhe kulturore që Eagle Mobile organizon në kuadër të përgjegjësisë sociale.
Eagle Mobile, që nga dita e saj e parë e futjes në treg ka mundësuar për të gjithë ata që duan të përfitojnë maksimumin e teknologjisë të përdorur në vendet më të zhvilluara në botë, tarifat më të mira dhe shërbimet më lehtësuese dhe moderne.
Për informacion të mëtejshëm rreth "Outlook SMS" dhe "Eagle Eye", ju mund të telefononi në numrin e shërbimit të kujdesit për klientin 067139.