Ulet euro, humbet 6 pikë kundrejt lekut

Euro humb rreth 6 pikë që prej ditës së djeshme kundrejt lekut. Duket se leku ka filluar të rifitojë pikët e humbura ditët e fundit në kursin e këmbimit valutor. Pas një dite shumë të paqëndrueshme ku euro ka humbur katër pikë brenda disa orëve zhvlerësimi i saj kundrejt lekut ka vazhduar edhe më tej. Një euro është blerë me 134 lekë dhe është shitur me 136 lekë. Ky vlerësim i euros na tregon se ekuilibri i monedhës sonë po fillon të forcohet. Kjo është ulja më e ndjeshme e euros kundrejt lekut në 10 ditëshin e fundit. Rritja e euros shkaktoi mjaft debate midis specialistëve të ekonomisë për ndikimet që ajo do të kishte.
Ndërkohë mesa duket gjendja po shkon drejt stabilizimit duke i dhënë te drejtë atyre specialistëve që e shihin këtë lëvizje të kursit të këmbimit si diçka normale për një vend që synon të hyj në Eurozonë. Një prononcim i tillë është bërë edhe prej guvernatorit Fullani i cili para pak ditësh u shpreh se kursi i këmbimit valutor duhet lënë të ndjekë rrjedhën e tij.