E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro humbet terren ndaj Lekut në 3 ditët e fundit

Kjo vjen pas forcimit që pati Euro ditët e fundit, duke arritur dhe rekorin në këmbimet valutore me Lekun.

Sot një euro blihej në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 133,8 lekë dhe shitej me 135 lekë, ndërkohë që tre ditë më parë (24 shtator) një euro është blerë në tregun valutor mesatarisht me 137,3 lekë dhe është shitur me 138,5 lekë.
     
Ndërkohë, në të njëjtën ditë të vitit të kaluar, një euro është blerë në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 123,7 lekë dhe është shitur me 124,2 lekë.
     
Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›