Stabilizohet leku, ulet euro
26/09/2009 Konfindustria kërkon ndërhyrjen e bankës për të ruajtur dhe garantuar monedhën vendase
Menjëherë pas deklaratës së guvernatorit, Ardian Fullani, dhe të ministrit të Financave, Ridav Bode, ka ardhur dhe reagimi i tregut monetar. Euro ka pësuar rënie më tregun e këmbimit pas forcimit drastik që shënoi një ditë më parë. Deri dje në mesditë në agjencitë e këmbimit valutor, monedha e eurozonës është blerë me 136 lekë dhe është shitur me 137.1 lekë. Po kështu dhe në banka që operojnë në vendin tonë. Ndërsa dollari është këmbyer me 92.6 lekë në blerje dhe me 93.5 lekë në shitje. Agjentët valutorë shpjegojnë se situata në tregun e këmbimit po stabilizohet. Sipas tyre, euro shënoi ditën e djeshme rekord historik, pasi tregu u përfshi nga paniku dhe qytetarët blenë euro duke tërhequr kështu valutë. Sipas përfaqësuesve të agjencive, në këtë situatë ndikoi edhe deklarata e Kryeministrit Berisha për zëvendësimit të lekut me euron. Si rrjedhim, klientët e thjeshtë kthyen në euro kursimet që kishin, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të monedhës së përbashkët evropiane. Ekspertët theksojnë se ndikimi pozitiv ka ardhur dhe nga deklaratat e bëra nga Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode. Agjentët valutorë parashikojnë një rënie të mëtejshme të euros dhe stabilizim të plotë të tregut brenda dy ditëve të ardhshme. Megjithëse, sipas tyre, euro nuk pritet që të zbresë nën nivelin e 134 lekëve.
Buxhuku: Zhvlerësimi më shumë ka ardhur për shkaqe psikologjike
Konfindustria, duke u nisur nga gjendja shqetësuese krijuar nga zhvleftësimi i shpejtë i monedhës kombëtare”Lek” kundrejt monedhave të tjera, kërkon ndërhyrjen sa më të shpejtë të Bankës së Shqipërisë për të rivendosur qetësinë e nevojshme dhe të arsyeshme në tregun e shkëmbimit valutore.
Konfindustria gjykon se është pikërisht rasti i duhur për ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë, sepse zhvleftësimi i ditëve të fundit të “lekut” vjen në masën më të madhe nga shkaqe psikologjike dhe nuk mbështetet në të dhënat dhe treguesit kryesore të ekonomisë shqiptare. Pavarësisht pasojave të krizës globale dhe problematikës së brendshme të gjithë treguesit kryesore makroekonomike nuk mbështesin shkallën e zhvleftësimit të monedhës kombëtare, që ka ndodhur ditët e fundit. Goditja e dhënë së fundmi monedhës kombëtare “lek” në pjesën më të madhe për arsye të mirëfillta psikologjike, po jep shenja se i ka hapur rrugë edhe spekulimeve në tregun valutor me pasoja të rënda për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
“Konfindustria, njëkohësisht me kërkesën për ndërhyrjen sa më të shpejtë të Bankës së Shqipërisë për qetësimin e kursit të këmbimit të “lek” me monedhat e huaja, kërkon nga vendimmarrësit politike, por edhe nga media të tregohen tepër të kujdesshëm dhe profesionale në qëndrimet dhe pasqyrimet e tyre publike për çështje të tilla të ndjeshme. Në kushtet kur kriza globale ka prekur ekonominë shqiptare, krijimi i panikut psikologjik në uljen e besueshmërisë e biznesit dhe qytetarëve në monedhën kombëtare do të ishte me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare”, është shprehur në një deklaratë për mediat administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Gjithashtu, është domosdoshmëri, që sa më shpejt institucionet përkatëse të përpunojnë sa më shpejt një plan të hollësishëm për të rritur besimin e qytetarëve dhe të biznesit në monedhën kombëtare, për t’i bindur për të mos rënë pre e spekulimeve monetare mjaft të pranishme në gjendjen e panikut psikologjik. Duhet të sqarohet deri në fund për biznesin dhe qytetaret se ishte pikërisht qenia e monedhës kombëtare “LEK” një nga asetet dhe mjetet më të çmuara të ekonomisë shqiptare, që ka ndikuar dhe do të vazhdoj të ndikoj në zbutjen e pasojave të krizës globale, të ndjerë shumë rëndë në vendet e tjera.