E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pakti”, PS: Një arsye më shumë për largimin e Berishës

Deputetja e kësaj partie, Shegush Ligori, u shpreh se vendimi i marrë nga Gjykata, tregon për një pushtet të verbër “Shkelja e vërtetuar e Kushtetutës për të shtatëmbëdhjetën herë në katër vjet tregon edhe me çfarë njerëzish është i rrethuar Sali Berisha, dallkaukë të paskrupullt që dinë të bëjnë vetëm korrupsion për interesat e familjes që qeveris Shqipërinë”, tha deputetja socialiste. Ajo shtoi se ky vendim është një arsye më shumë për ta larguar me protesta këtë “pengmarrës të Shqipërisë nga detyra që nuk e kryen dot përveçse duke shkelur interesat e vendit e të popullit të tij”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›