Londër, nesër fillon punimet konferenca për Afganistanin
Kjo është mbledhja e dyte e madhe për Afganistanin.Në diskutime për zgjidhjen politike përfshihet ujdia me Talibanin. Përfaqësuesi posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Holbrooke u shpreh se shumica e militantëve të Talibanit nuk e mbështesin Al Kaidën dhe mund të arrihet një ujdi me ata që i kanë prerë lidhjet me këtë organizatë terroriste.Nga ana tjetër Talibani ka bërë të ditur se nuk ka për t'i pranuar rezultatet që do të dalin nga Londra.