Pakti për detin, PDU mbështet vendimin e Gjykatës
“Partia Drejtësi dhe Unitet ishte një ndër forcat e para politike në vend që shprehu rezervat dhe shqetësimin e saj në lidhje me këtë marrëveshje dhe që deklaroi se nuk do ta votonte atë në Kuvend”, thekson deklarata e kësaj partie. Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese “na dha të drejtë në vendosmërinë që kishim kundër kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, ky vendim tregoi se në Shqipëri funksionon shteti ligjor, e për këtë arsye ne e përshëndesim dhe e mbështesim fuqimisht këtë vendim”.