Lezhë, plumba në kazino, plagoset 24-vjeçari

Policia lokale bëri me dije se shtetasi Elvis Leka, 24-vjeç, nga Mirdita, ka mbërritur në spitalin e Lezhës rreth orës 02:30 minuta pasmesnate.
Me të marrë njoftimin, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet. Nga të dhënat bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pranë një kazinoje në hyrje të Shëngjinit, ku policia ka gjetur edhe 4 gëzhoja pistolete model 54.
Nga verifikimet e kryera nga informacionet e marra është bërë e mundur identifikimi i autorit, i cili është shtetasi Klevis Prenga, 22-vjeç, me arsim tetë klasë, banues në Simon, komuna Kaçinar-Mirditë, i dënuar më parë për “Armëmbajtjes pa leje, për të cilin ka filluar procedimi penal dhe punohet për kapjen e tij.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. /S.Ll/Start/
2012-03-05 08:24