Në Prill gara për Parkun e Rrashbullit dhe HEC-t mbi Osum

Ministria e Ekonomisë bën me dije se më 6 prill nis gara për zhvillimin me koncesion të zonës ekonomike në komunën e Rrashbullit në një siperfaqe toke prej 16,52 hektarë në fshatin Manskuri.
Ofertuesit do të duhet të paraqesin sigurimin në 2% të vlerës së projektit që parashikojnë të zhvillojnë.
Ndërkohë, më 19 Prill hapet gara për ndërtimin me konçension të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Osum, ku parashikohet disa kushte. Ndër to janë moscënimi i Kanionit të Osumit, i shpallur "Monument Natyre", si dhe kushtet e përcaktuara në kontratat konçensionare të nënshkruara nga kjo ministri me operatorë të tjerë ekonomikë në zonën e pellgut ujëmbledhës të lumit Osum.
Në garën e hapur me konkurrencë që do të zhvillohet në ministri në datën 19 Prill, ofertuesit duhet të kenë siguruar 2% të vlerës së gjithë projektit, që do të paraqitet nga secili prej tyre. Kaskada e HEC-eve në lumin Osum ka rëndësi të veçantë për prodhimin e energjisë pasi sipas studimeve, ato do të kenë një fuqi të llogaritur rreth 100 MW. /Start/
2012-03-05 11:29