Arrestohet autori i atentatit në Kelmend

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Gëzim Aliaj. Ai arrestua pasi dyshohet se është autori i ngjarjes së mbrëmshme, ku gjeti vdekjen shtetasi Gjovalin Vuçinaj dhe mbeti i plagosur shtetasi Bardhok Grishaj.
Policia tha se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale.
Kelmend, vritet 33-vjeçari, plagosur një tjetër
Malësi e Madhe (08:32)– Një shtetas mbeti i vrarë me armë zjarri në Kelmend të Malësisë së Madhe mbrëmjen e shkuar, teksa një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një prite.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Vukël, ku ka humbur jetën shtetasi Gjovalin Vuçinaj, 33-vjeç, teksa ka mbetur i plagosur shtetasi Bardho Grishaj.
Dy personat ndodheshin në një lokal në fshat, teksa janë qëlluar me armë. Policia ende nuk ka të dyshuar si autorë të ngjarjes. Menjëherë pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Forcat e rendit shkuan atje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. /S.Ll/Start/
2012-03-05 10:19