“Peshkatari” çon në “grep” grabitësin e dhunshëm

Në pranga ra shtetasi Klejvis Balliu, lindur dhe banues në lagjen “Pavarësia”.
Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se është një nga autorët e vjedhjes nën kërcënimin e armëve të katër shtetasve. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të shkuar, kur dy persona të maskuar dhe të pajisur njëri me armë zjarri tip pistoletë dhe tjetrit me thikë, kanë grabitur shtetasit, E. D., E.Q., B.A., dhe M.Y., të cilëve u janë marrë 6 aparate telefonikë celularë, 7000 lekë, si dhe një kompjuter tip laptop të markës ‘’Hevvlett Packard’.
Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi Klejvis Balliu, i cili i fshihej drejtësisë në Itali. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ndërkohë, një tjetër shtetas u arrestua nga Policia e Sarandës pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga përfundoi Gjergji Dashamir Muçaj, 27-vjeç, banues në fshatin Shalës. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vjedhjen e dyqanit të shtetasit Kosta Cavo, banues në fshatin Dërmish të Rrethit Sarandë, të ndodhur në datën 28.05.2011. /Saimir Lleshi/Start/
2011-06-01 09:38