E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Presidenti Topi, presion Kolegjit Zgjedhor

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, nje prej rivaleve te Rames ne vitin 2007 flet per zgjedhjet e 8 Majit ne emisionin "5 pyetje nga Babaramo". Duke iu referuar situates paszgjedhore, Olldashi ka akuzuar Presidentin e Republikes, Bamir Topi se po ushtron presion mbi Kolegjin Zgjedhor, pasi sic tha ai, posti i Topit si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, eshte ne konflikt interesi me ceshtjen.

"Nuk ka asnje presion mbi Kolegjin Zgjedhor as nga zoti Berisha, as nga ndonje perfaqesues tjeter i mazhorances. Ka pasur presione te forta mbi Kolegjin Zgjedhor, nga Presidenti i Republikes por jo nga ne. Presioni ka qene ne kuader te funksionit te tij si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte ne konflikt interesi me ceshtjen, Presidenti nuk duhet te nderhyje, per fat te keq iu dekonspirua edhe vota", deklaroi Olldashi.

Deputeti i PD-se theksoi me tej se ai nuk e paragjykon vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe se do ta njohe ate, pasi edhe lideri i PD-se, Sali Berisha ka deklaruar nje gje te tille. "Megjithate une nuk paragjykoj vendimin e Kolegjit, une shpreh mendimin tim, pasi edhe nga kryetari i mazhorances, kryeministri i vendit eshte thene se ne do respektojme cdo vendim te institucioneve", tha me tej Olldashi.

Vota e Topit

"Ka pasur presione te forta mbi Kolegjin Zgjedhor, nga Presidenti i Republikes por jo nga ne. Presioni ka qene ne kuader te funksionit te tij si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte ne konflikt interesi me ceshtjen, Presidenti nuk duhet te nderhyje, per fat te keq iu dekonspirua edhe vota"

EHEC, me shume raste infektimi por dhe me shume njohuri per patogjenin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›