E Diel, 1 Nëntor 2026

“Peugeot Citroën” pushon 8 000 punëtorë

Përvec të tjerash, gjiganti francez në vështirësi të mëdha ekonomike njofton se deri në vitin 2014 do të ndërpritet prodhimi në uzinën e Aulnay-sous-Bois, pranë Parisit, ku janë të punësuar reth 3 000 persona.
     
Prodhuesi i parë francez i makinave, që regjistroi një humbje neto në gjashtëmujorin e parë, parashikoi zhvendosjen e prodhimit në një uzinë tjetër të rajonit parisian në Poissy. Por, ai siguroi se dëshironte të punonte për rigjallërimin e qendrës Aulnay dhe propozoi vende pune për 1 500 punonjës të brendshëm dhe 1 500 punonjës të jashtëm.

                                                                                             2012-07-12 15:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›