E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Policia e vendosur për asgjësimin parcelave me lëndë narkotike”

Përmes një deklarate për shtyp, Burgaj bëri të ditur finalizimin e aksionit të sotëm anti-kanabis, në fshatin Lazarat, ku u angazhuan 200 forca policie, duke bërë të mundur asgjësimin e 5 mijë rrënjëve narkotike, së bashku me 2 mijë fidanë narkotike, si edhe identifikimin e disa personave, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri punonjësit e Policisë.
     
Si rezultat i këtij operacioni, policia ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas, të cilët u kapën duke punuar në parcelat e mbjella me bimë narkotike,dhe konkretisht, 29-vjeçarin, Mico Kuro, lindur dhe banues ne Lazarat, Aurel Huso, 2-vjeç, Erion Ajdini, që të tre pronarë të parcelave të ndryshme me bimë narkotike, si dhe Gentian Halili, 19 vjeç, Agron Blloshmi, 25-vjeç
     
Burgaj sqaroi se aksioni i Policisë së Shtetit në këtë zonë vazhdon edhe në këto momente, ndërsa bëri të ditur edhe shkëmbimin e zjarrit nga disa persona gjatë këtij aksioni policor, për të cilët ai konfirmoi se po punohet për kapjen e tyre.
     
"Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë dalë jashtë funksionit dy bote me ujë, tre kamionë si dhe dy mjete fuoristradë, që i përkasin shtetasve që hapën zjarr kundër Policisë”, tha Burgaj.
    
 “Policia e Shtetit nuk do të rresht së godituri këtë fenomen dhe është e vendosur ta çojë deri në fund objektivin e saj, për reduktimin e këtij fenomeni, deri në eliminimin përfundimtar të tij”, tha kreu i Policisë, Hysni Burgaj./Start/

                                                                                             2012-07-10 14:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›