Izrael, ish-kryeministri Olmert shpallet fajtor për favorizim

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni publik izraelit, i cili sqaron se Olmert u shpall fajtor për favrizim në kuadër të çështjes ''Qendra e investimeve''. ''Qendra e investimeve'' ishte organizëm zyrtar ndihme me anë të të cilit ai ka favorizuar kreditë dhe garancitë zyrtare në përfitim të shoqërive të drejtuara nga Uri Messer, ish-bashkëpunëtor i tij në një zyrë avokatie, në kohën që ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë (2003-2006).
Kjo është hera e parë në historinë e Izraelit që një ish kryeministër gjykohet për një çështje që përbën vepër penale.
Kur do të fillojë dënimi i ish-kryeministrit dhe sa do të dënohet, do të vendoset në një tjetër seancë.
/Start/
2012-07-10 17:58