Policia sekuestron 67 kg kanabis sativa në Kanalin e Korfuzit

Pakot me drogë janë pikasur nga drejtues skafi, i cili ka njoftuar menjëheë policinë kufitare të Korfuzit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar pakot me drogë, te cilat kanë qenë të lagura, por droga në brendësi ishte e paprekur, çka tregon se ato janë hedhur vetëm pak orë para se të gjendeshin.
Pas kësaj, policia greke e Korfuzit dhe Igumenicës, kanë nisur së bashku një aksion të gjerë nga deti dhe toka, për kontrollin e gjithe vijës bregdetare me qëllim gjetjen e sasive të tjera të drogës, apo kapjes së mjetit lundrues që i ka hedhur.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se droga është hedhur nga një mjet lundrues i ardhur nga brigjet e Sarandës, që ka pasur destinacion Korfuzin. Policia dyshon se sasia e kapur është vetëm nje pjesë e sasisë totale që do trafikohej me skaf ose gomone, ndaj po vijon hetimet intensive./Start/
2012-07-10 20:52