Zbulohet vrasësi i 32-vjeçarit në Kukës, arrestohet i vëllai

“Është vërtetuar nga policia se 32-vjeçari në trupin e të cilit u gjetën edhe dy plumba është vrarë nga vëllai i tij, Adrian Mata, 35-vjeç. Adrian Mata është prangosur në orët e mbrëmjes së kaluar pas një hetimi special dhe të mirë organizuar. 35-vjeçari ka qëlluar vëllanë me armë zjarri për motive të dobëta”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha.
Pas hetimeve intensive është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Sahat Gjuta, 49 vjeç, vjehrri i autorit të vrasjes për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pistolete tip EKOL special 99, kalibër 9 mm, një krehër me 3 fishekë 9 mm, që dyshohet të jetë arma më të cilën shtetasi Adrian Mata ka vrarë vëllanë e tij.
35-vjecari ka pranuar autorësinë e vrasjes, teksa ka pohuar se, i vëllai e dhunonte familjarisht dhe e detyronte të merrej me trafik droge. Gjithashtu, ai ka treguar se viktima ka vrarë një person në Itali kur ishte në emigracion vite më parë. Ndërkohë, po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e vëllait vrasës, pasi dyshohet se ai nuk ka qenë i vetëm./Start/
2012-07-11 09:19