E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Premier Liga më e mirë se Seria A”

Gjatë punës së tij si trajner i kombëtares së “Tre Luanëve”, Kapelo nuk ka marrë informacion vetëm mbi lojtarët anglezë, por edhe për kampionatin. Sipas 54-vjeçarit, Premier Liga është shumë herë më tepër superiore në krahasim me kampionatin italian.“Premier Liga e ka tejkaluar Serinë A”, është shprehur tekniku aktual i anglezëve, koment që nuk ka kaluar kaq lehtë në mediat italiane. “Gazzeta dello Sport” shkruan: “Profesor Kapelo ka dështuar këtu, prandaj ka shkuar në Angli”.Në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve, në të tre përballjet italo-angleze triumfuan ekipet e ishullit (Mançester Junajtid, Arsenali dhe Çelsi, përkatësisht përballë Interit, Romës dhe Juventusit). E njëjta përballje do të zhvillohet edhe në këtë edicion, ku Interi dhe Milani do përballen me Çelsin dhe Mançester Junajtid.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›