Rihapen pikat doganore në Korçë
Burime zyrtare nga dega e Shërbimit Doganor të Kakavijes pohuan se "punonjësit e doganës greke kanë nisur procedurat e zhdoganimit mëngjesin e sotëm duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e kufirit".“Fatmirësisht nuk kemi pasur probleme me radhët e gjata të udhëtarëve", thanë burime zyrtare, duke shtuar se "gjatë ditës së sotme të ardhurat nga shërbimet doganore do të dyfishohen, për shkak të rritjes së fluksit të eksportit dhe importit". Ndërkohë, doganierët grekë kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin përgjigje pozitive pas kësaj greve, ata do të zhvillojnë një grevë tjetër në javët e ardhshme.