E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Nuk largohem!

Mediat spanjolle nuk rreshtin së shkruari se mesfushori spanjoll është gjithnjë e më pranë katalanasve. Klubi spanjoll mohoi kategorikisht këto spekullime dhe tashmë është edhe vetë lojtari që bën të njëjtën gjë. “Jam i përqendruar vetëm te Arsenali. Mendoj vetëm për klubin, lojtarët, historinë veten. Meritojmë më tepër respekt”, tha Fabregas.Ai është një futbollist që ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe u largua në Angli së bashku me prindërit, me shpresën se do të ketë më tepër hapësirë në radhët e “Topçinjve”. 23-vjeçari ia arriti qëllimit, pasi sot është kapiten i skuadrës së Arsen Vengerit dhe një nga mesfushorët më të mirë në botë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›