E Diel, 1 Nëntor 2026

“Putin është figura kryesore politike në Rusi”

Këtë konkluzion e nxjerr një sondazh i organizuar pas disa deklaratave të Medvedevit, me të cilat kritikonte korrupsionin dhe problemet e tjera në vend.

Këto deklarata disa analistë i komentuan si një lëvizje e Medvedevit për të theksuar pozicionin e tij dhe për të dalë nga hija e Putinit.
     
Sipas rezultateve të sondazhit, rusët nuk besojnë se Medvedev ka arritur të vendosë pushtetin e tij, pavarësisht se kanë kaluar 18 muaj nga zgjedhjet e marsit 2008.
     
Gjashtëdhjetë e shtatë të intervistuar deklaruan se Putin dhe njerëzit rreth tij janë faktori kryesor që ndikon në politikat e Medvedevit, thuhet në rezultatet e sondazhit të publikuar nga e pavarura, "Levada Center".
     
Vetëm 20 për qind e rusëve mendojnë se Medvedev bën politikë të pavarur. Aktualisht 81 për qind mendojnë se Medvedev, i zgjedhur nga Putin, ndjek të njëjtat politika si paraardhësi i tij, krahasuar me 77 për qind që rezultuan në mars të vitit 2008.
     
Sondazhi u zhvillua nga 18 deri në 21 shtator, me 1600 të intervistuar në 128 vende të 46 rajoneve të ndryshme të Rusisë. “Levada Center” njoftoi se kuota e gabimit është 3.4 për qind.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›