E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qemal Stafa”, shkarkohet Dhales, vjen Gazmend Sallaku

Sallaku, ish-futbollist i Dinamos, do të zëvendësojë ish-futbollistin e Tiranës, Perikli Dhales, të shkarkuar pas incidentit të ndodhur të mërkurën në impiantin ndërkombëtar gjatë takimit miqësor Gramozi–Real Madrid, ku për 90 minuta u ndërpre energjia elektrike në katër kullat ndriçuese për shkak të djegies së transformatorit. Drejtori i ri i stadiumit “Qemal Stafa” pohoi se ka ardhur koha të ristrukturohet stadiumi dhe se ai do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë, prokuroria ka vijuar hetimet në lidhje me incidentin dhe pritet të dalë në një përfundim zyrtar. Megjithatë, ende nuk bëhet fjalë për të akuzuar konkretë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›