E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptari me 19 kg drogë

Një shqiptar është arrestuar në Itali me 19 kilogramë drogë. Droga, e ndarë në 18 pako, u gjend në makinën BMW X5 , e cila drejtohet nga Ervis Petro, i cili jetonte në Romë.
Arrestimi i shqiptarit u bë në Ventimiglia të Italisë. 35 vjeçari është arrestuar nën akuzën për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Kokaina e sekuestruar arrin vlerën prej 7.6 milionë euro. Gjatë arrestimit Petro ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë kishte në makinë, pasi e kishte blerë automjetin të përdorur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›