E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet shqiptari me 19 kg kokainë

Policia italiane i vendosi prangat shqiptarit, Ervis Petros, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte u gjet sasia e drogës, e cila ishte e ndarë në 18 paketa.

Sipas mediave italiane, vlera e kokainës, kapte shifrën e 7.6 milion eurove, ndërsa ishte e destinuar në tregun italian. Policia tha se 35-vjeçari shqiptar, po udhëtonte nga Spanja në drejtim të Italisë, udhëtim i cili ka përfunduar në “duart” e drejtësisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›