“SHBA-ja është duke e humbur luftën në Afganistan”
Pas 30 vjetësh karrierë në CIA, Bruce Ridel, i cili ka punuar në ekipin e fushatës elektorale të Barak Obamës, ka drejtuar në fillim të vitit ekipin e specialistëve që rishikoi me hollësi strategjinë amerikane në Pakistan dhe në Afganistan dhe i bëri të mundur presidentit amerikan të merrte vendimin për numrin e ushtarëve të dërguar si përforcime.
"Të gjithë treguesit dhe të gjitha statistikat tregojnë se dinamika sot është tërësisht në favor të talebanëve", deklaroi ai gjatë një seminari të organizuar në kryeqytetin federal nga grupi i reflektimit Jamestown Foundation.
Meqë misioni i tij zyrtar ka përfunduar, ai shtoi se shprehej si ekspert i institutit të famshëm Brookings Institution dhe jo si anëtar i administratës Obama.
"Presidenti Obama trashëgoi në janar të vitit 2009 një situatë katastrofike në Pakistan dhe në Afganistan. Dhe gjërat u keqësuan edhe më tepër gjatë 10 muajve të fundit. Lufta e filluar në vitin 2001 me një sukses të shkëlqyer tashmë është e dështuar".
"Për vite me radhë administrata e mëparshme nuk bëri asgjë. Si pasojë, një rebelim, që nuk duhej të ishte krijuar, kërcënon sot ekzistencën e qeverisë Karzai dhe rrezikon të sjellë dështimin e operacionit të parë tokësor në historinë e NATO-s", deklaroi ai.
"Por, edhe pse situata është e vështirë, "lufta nuk është ende e dështuar, sepse ajo me të cilën ne po përballemi nuk është një kryengritje kombëtare, por një rebelim i pashtunëve", theksoi ai.
"Sovjetikët u përballën me një kryengritje kombëtare. I gjithë vendi ishte virtualisht kundër pushtimit sovjetik dhe sjellja e sovjetikëve e përforcoi këtë kundërshtim", shtoi Bruce Riede.
"Po përballemi me një rebelim që kufizohet kryesisht në komunitetin pashtun. Kjo do të thotë se shumica e afganëve nuk i mbështet talebanët dhe shumica e pashtunëve nuk kërkon kthimin në emiratet islamike të Afganistanit. Kjo përbën shpresën tonë më të madhe për ta përmbysur rrjedhën e gjërave", deklaroi ai.