Indonezi, përurohet statuja e parë e Obamës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka kaluar aty një pjesë të rinisë së tij. Kjo vepër, e paraqitur si e para statujë e Obamës në botë, paraqet presidentin me veshje sportive duke buzëqeshur teksa luan me një flutur në gishtin e tij të madh të dorës.
Barak Obama ka jetuar në Xhakartë në periudhën 1967-1971, nga mosha 6-10 vjeç, ku e ëma, Ann Dunham-Soetoro, është vendosur pas martesës së dytë me një indonezian me të cilin është takuar në Havai.
Ajo ishte një "kohë e lumtur, plot aventura dhe mister", ka treguar Obama në një prej librave të tij.
Statuja është vendosur në parkun e lagjes Menteng ku "Barry", siç e quanin atëherë, e kishte zakon të luante.
"Ajo ka për qëllim të frymëzojë dhe nxisë fëmijët indonezianë për realizimin e ëndrrave, sipas imazhit të Barak Obamës", deklaroi Ron Mylers, kryetar i organizatës apolitike "Miqtë e Obamës", e cila mblodhi rreth 10 000 euro për ndërtimin e statujës.