“S&P” ul bonitetin e nëntë vendeve evropiane

Franca dhe Austria kanë humbur notat më të mira prej tri A dhe tani kanë notën AA+. Me një notë më poshtë janë ulur edhe Malta, Sllovakia dhe Sllovenia. Ndërsa dy nota më poshtë kanë rënë Italia, Spanja, Portugalia dhe Qiproja, raporton “DW”-ja.
Ulja e bonitetit paraqet një goditje të rëndë për zonën e euros ku tani vetëm Gjermania, Holanda, Luksemburgu dhe Finlanda kanë notat më të mira të bonitetit.
Me uljen e notës së bonitetit vendet e kanë më të vështirë të sigurojnë kredi në tregun financiar. Ky hap mund të ketë pasoja edhe për ombrellën e shpëtimit të euros, pasi Franca pas Gjermanisë është vendi i cili ndan më së shumti para për vendet e rrezikuara nga kriza. Megjithatë vlerësimet e agjencisë amerikane “Standard & Poor's” janë të kontestuara në Evropë, për shkak se dyshohet në pavarësinë e saj./Start/
2012-01-14 09:19