Tre të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur nga mbytja e tragetit

Trageti gjigant (290 metra i gjatë) me mbi 4000 persona në bord goditi mbrëmjen e djeshme një rrip toke në brigjet e ishullit Giglio. Pothuajse të gjithë pasagjerët u evakuuan me varka shpëtimi dhe me helikopterë, ndërsa shumë të tjerë kanë rënë në ujë në përpjekje për t’u evakuuar.
Arsyet e incidentit nuk dihen ende, teksa agjencia e lajmeve “Associated Press” thotë se ekipet e shpëtimit po kërkojnë për mbi 50 personat e zhdukur.
“Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 të ditës së djeshme, kur gjiganti “Costa Concordia” goditi tokën dhe filloi të fuste ujë. Pasagjerët e mbijetuar thanë se kishin parë “Titanik”-un me sy.
Të gjithë personat në bord pësuan shok. “Tre persona janë certifikuar si të vdekur”, tha Guiseppe Linardi, zyrtari më i lartë në vendngjarje. Njëri prej viktimave është një burrë rreth të 70-ave, i cili pësoi atak në zemër pasi u hodh në ujërat e akullta. Ndërkohë që shumë të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë./Start/F. Prroni/
2012-01-14 14:25