E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë ish-Presidenti i parë i Qipros turke

Lajmi bëhet i ditur nga media turke e cila citon familjen e të ndjerit.

Denktash u bë President i vendit menjëherë pas ndarjes së Qipros në vitin 1974 dhe la postin e tij në vitin 2005.

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit teksa vuante nga një sërë sëmundjesh.

Ai mbahej si hero për turqit, teksa grekët e urrenin. Ai mori pushtetin pasi një grusht shteti nga ana e grekëve nxiti invazionin turk në pjesën veriore. Shteti i tij u njoh vetëm nga Turqia./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-14 09:33
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›