E Shtunë, 31 Tetor 2026

Se pari zgjidhja e emrit e pastaj anetaresimi ne NATO

Takimi i radhes eshte vleresuar si shans i mire per afrimin e qendrimeve mes dy paleve per shkak te faktit se duhet te ndodhe pas aktgjykimit ne Hage ndersa para samitit te NATO-s ne ikago qe do te mbahet ne prill kur edhe duhet perseri te jete ne rend dite ceshtja e fteses se Maqedonise ne Aleance.

Analistet ne Maqedoni jane te ndare ne vleresimet e tyre

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Delegacioni maqedonas ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage.

Edhe nese ofrohet opsion qe pala maqedonase do ta vleresonte si baze te mire per bisedime te metejshme nuk ka optimizem nese Athina mundet seriozisht te perkushtohet ne proces duke marre parasysh se ne vendin fqinj ka qeveri teknike e cila nuk ka mandat qe ta zgjidhe kete ceshtje thote analisti Denko Malevski .Dicka dramatike nuk mund te pritet per shkak te faktit se ne Greqi per momentin ka qeveri per shpetimin ekonomik e cila nuk mund te merret me ceshtje te ketilla te komplikuara. Malevski thote se edhe perkunder tentimeve te qeverise se Maqedonise qe vendi te anetaresohet ne NATO me referencen IRJM shanset per nje gje te tille jane shume te vogla. Ne diplomaci eshte me rendesi te tentoni ta kuptoni cfare mendon tjetri ne pak i kushtojme rendesi kesaj ceshtjeje shprehet Malevski.

Nevojitet nje zgjidhje arbitrare

Edhe analisti Ismet Ramadani eshte i mendimit se efekti nga vazhdimi i negociatave per ceshtjen e emrit nuk mund te jete aq i madh. Periudha e deritanishme e negociatave po imponon nevojen e nje zgjidhjeje ne forme arbitrare te kontestit te emrit. Megjithate zgjidhja duhet te jete me ne fund ne menyre arbitrare ashtu qe edhe Greqia dhe Maqedonia apo te dy qeverite te vendosen ne nje situate sikur jane para nje akti te kryer ashtu sic do te vendose nje komision arbitrar dhe definistivisht te zgjidhet ky problem shprehet Ismet Ramadani.

A eshte Maqedonia ne epersi pas vendimit te Hages

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift I ngarkuari i OKB-se per ceshtjen e emrit Metju Nimic

Per analistin Dimitar Mircev pala maqedonase ne kete raund te bisedimeve hyn me nje epersi qe buron nga vendimi i Gjykates nderkombetare te drejtesise qe mbeshteti qendrimin e pales maqedonase se fqinji jugor eshte ai qe shkel marreveshjen e perkohshme qe lejonte anetaresimin e Maqedonise ne institucionet nderkombetare me referencen IRJM. Gjithcka varet nga ndermjetesi Nimic nese ai del me nje dy ose me shume zgjidhje nga te cilat te pakten njera do te jete e afert me qendrimet tona mendoj se do ta shtynte edhe me tej procesin drejt zgjidhjes perfundimtare te problemit thote Mircev.

Ky do te jete takim i pare midis paleve negociuese pas vendimit te Gjykates se Hages lidhur me emrin e Maqedonise shte kjo nje levizje pozitive dhe sukses nga aspekti moral dhe diplomatik por nuk duhet harruar se nuk ka zgjidhje juridike per problemet politike thote analisti Afrim Zekolli.

Ne prag te fillimit te bisedimeve per ceshtjen e emrit kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski ne nje interviste per mediat e vendit eshte shprehur pesimist per zgjidhjen e kontestit gjate ketij viti. Sipas tij jo vetem Greqia por tani edhe SHBA-te dhe vendet anetare te NATO-s flasin njelloj se pari zgjidhja e emrit e pastaj anetaresimi ne NATO ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›